Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së, Szunyog.
në këtë takim është diskutuar për çështjet aktuale politike në vend
Në takim gjithashtu u bisedua për nevojën e stabilitetit në vend, dhe për thellimin e bashkëpunimit mes
Kosovës dhe BE-së dhe se rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik, raporton Arbresh.info.
Kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Syunz.og planin 7 pikësh të LDK-së i cili përmban zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të Rrugës së Re si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi./Arbresh.info