Lajme
Qeveria merr vendim, themelohet Komisionin kombëtar për refugjatët – Rashiqi kërkon një anëtar
Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ta themeluar Komisionin kombëtar për refugjatët, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, duke sqaruar se mandati i komisionit do të jetë tri vjet.
“Ky komision përbëhet nga shtatë anëtar në kryesimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mandati i komisionit është tre vite“.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kërkoi që anëtar i këtij Komisioni të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë të cilën e drejton ai.
“Mendoj që duhet ta kemi edhe na një përfaqësues në atë Komision sepse do të na kishte ndihmuar për ndryshimet apo sugjerimet që i jep ky Komision”.