LajmeRajon

Situata e zjarreve në Shqipëri, Peleshi: 5 vatra aktive janë evidentuar ditën e sotme

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka folur për situatën e zjarreve që është atje.

Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pesë vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Postimi i plotë i tij:

5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës./Arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button