Shefi i Zyrës së BE-së në Begorad, Emanuele Giaufret, bashkë me presidentin serb, Aleksander Vucic kanë vizituar sot nga afër inaugurimin e pjesës së parë të asfaltimit të asaj që njihet si “Autostrada e Paqes”.
Giafuret ka thënë se ky është një hap i parë në përpjekjen e përbashkët të BE-së dhe Serbisë, përmes fondeve të Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropian për Zhvillim.
Ky projekt Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë se është për një transport më të mirë dhe lëvizje të njerëzve, mallrave dhe për integrim rajonal në një mëyrë vërtetë evropiane.
Serbia do të kryejë pjesën nga Nishi deri në Merdare. Kostoja e kësaj rruge pritet të jetë 650 milionë euro dhe rruga nga Nishi në Merdare do të zgjasë rreth 45 minuta, raporton Express.
Ndërkohë Kosova do ta përfundojë pjesën e saj nga Prishtina në Merdare.
Kjo autostradë është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Arban Abrashi si ministër në detyrë në vitin 2021 kishte treguar se Kosova ka aplikuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin.
“Në kemi prezantuar planin e fizibilitetit te pala amerikane dhe pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me ndihmën e palës amerikane, kemi aplikuar për financim”, kishte deklaruar Abrashi.
Edhe ministri Liburn Aliu në shtatorin e vitit 2021 kishte treguar se Kosova do ta përfundojë pjesën e saj, por që mund të zvarritet shkaku i financave.