BotaLajme

KiE: Të pikëlluar nga vdekja e pilotëve të ”Canadair”

Jemi të pikëlluar nga rrëzimi i aeroplanit që luftonte kundër zjarreve në Greqi dhe nga vdekja e dy pilotëve, deklaroi zëdhënësja e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriç.

”Ngushëllime për familjet dhe të dashurit e tyre si edhe për autoritetet greke”, shtoi ajo në Twitter.

”Këshilli i Evropës qëndron në solidaritet dhe mbështetje të tyre”, përfundoi ajo.

Një avion i ashtuquajtur ”bombardues uji” i tipit ”Canadair”, me të paktën dy persona në bord, u rrëzua dje teksa po luftonte me një zjarr në një pyll në Greqi, në jug të ishullit Evia, tha Yannis Artopios, zëdhënës i Departamentit të Zarrfikseve.

Një aeroplan grek i ‘Canadair’ me të paktën dy persona në bord është rrëzuar në afërsi të Platanistos (fshati në Eube)”, tha ky zëdhënës.

Greqia prej më shumë se 10 ditësh është përfshirë nga zjarret dhe temperaturat përvëluese.

Show More

Related Articles

Back to top button