PD ka publikuar sot vendet ku do të zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar.
“Të nderuar anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë!
Nesër më datë 29.07.2023, zhvillohet procesi i zgjedhjeve për Kryetar të PDSH!
Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për ringritjen e PD.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00.
Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.”