BotaLajmeRajon

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl për thirrjet e tifozëve në Beograd Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: “Ju akoma dëshironi sanksionone për Kosovën? A e shihni se çfarë po ndodh?”

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar ndaj tifozëve ultras të klubit serb të futbollit, “Ylli i kuq” të cilët kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë, kështu duke shfaqur koreografi nacionaliste në një ndeshje miqësore kundër klubit italian, Fiorentina të mërkurën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’,Mandl ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak duke i pyetur nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju akoma dëshironi të sanksionone për Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, ka shkruar ai.

Tifozët serbë të “Yllit të Kuq (Crvena Zvezda)”, para fillimit të ndeshjes miqësore ndaj ekipit italian “Fiorentina” në Beograd të mërkurën, kanë shfaqur një koreografi nacionaliste ku shkruhej: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Ata kanë shpalosur koreografinë, së bashku me imazhin e një automjeti ushtarak në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këto thirrje ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Edhe në të kaluarën ka pasur mesazhe urrejtje tmerruese kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa thirrjet nacionaliste dhe irredentise serbe sikurse ajo “Kosova është zemra e Serbisë” gjejnë ende mënyra për t’u shfaqur.

Show More

Related Articles

Back to top button