LajmeRajon

Vrasja në Lipjan: Policia vjen me detajet e fundit

Tre persona u vranë të premten në fshatin Rufc të Lipjanit. Kryefamiljari ka vrarë bashkëshorten, djalin e tij e më pas edhe veten.

Policia menjëherë është angazhuar për zbardhjen e rastit.

Në shtëpinë ku ka ndodhur rasti, policët kanë gjetur revolen e përdorur dhe katër gëzhoja. E përveç asaj, në shtëpi është gjetur edhe një revole tjetër.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button