LajmeSport

Messi shpërndan dhurata për bashkëlojtarët në Inter Miami

Lionel Messi ka bërë një fillim mbresëlënës me Inter Miamin, duke shënuar tre gola në dy paraqitjet e tij të para.

Por, ylli argjentinas po tregon bujarinë e tij edhe jashtë fushës – transmeton Gazeta Express.Pas fitores mbresëlënëse 4:0 të Inter Miamit ndaj Atlanta United, mbrojtësi DeAndre Yedlin u pa me një dhuratë të veçantë që e ka pranuar nga Messi.

Yedlin, duke folur për mediat pas fitores, u pa se po mbante kufje rozë dhe të zeza “Beats by Dre” të bëra me porosi, me distinktivin e klubit, ka shkruar “Express US”.Kur u pyet rreth tyre, ai: “Po, ky është Messi. Messi i mori ato për ekipin. Nuk e di nëse i bleu, por ai u dha të gjithëve kufje për ndeshjen e tij të parë”.

Ky gjest bujar nuk është i pari që shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” bën për bashkëlojtarët e tij të rinj.

Ai gjithashtu ofroi ndihmë kur shoku i tij i skuadrës, Leonardo Campana, po kërkonte bileta për të qenë i pranishëm në prezantimin e fituesit të Kupës së Botës në stadiumin “DRV PNK”, si lojtar i Inter Miamit.

Duke folur pas ngjarjes, Yedlin tha: “Ngjarja e madhe që ai pati të dielën, [Leonardo] Campana po kërkonte bileta dhe ai tha në bisedën në grup: ‘Hej, a ka dikush ndonjë biletë?’. Dhe pastaj as që e dija që Leo ishte në bisedën në grup, por ai menjëherë tha: ‘Sa ju duhen?’, menjëherë kështu. Pra, unë isha si ‘Uau’. Menjëherë ata janë njohur me njëri-tjetrin për ndoshta, nuk e di dy ditë, tre ditë apo diçka tjetër. Por, vetëm për të treguar atë bujari, ky është një shembull i parë i shkëlqyer se si është ai”.

Show More

Related Articles

Back to top button