Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani sot ka përkujtuar Dëshmorët e Tanushës në Malësinë e Gostivarit, të cilët ranë dëshmorë më 29 korrik të vitit 2001. Shkruan Top24.
“Sot kujtojmë dëshmorët e historisë së popullit shqiptar, saktësisht 22 vite më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë në Malësinë e Gostivarit, ranë dëshmorë Tahir Sinani dhe bashkëluftëtarët e tij Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini.
Respekt dhe përulje për sakrificën e tyre të lavdishme.Lavdi!” ka shkruar Shabani.