Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë paralajmërimin se lufta do të zhvendoset drejt Rusisë, pas sulmit me dronë në Moskë të dielën.
Siç raportoi BBC-ja, Zelensky është shprehur se sulmet në hapësirën ruse “ishin të pashmangshme, të natyrshme dhe të drejta”, duke shtuar se u bënë “në kuadër të luftës mes dy vendeve”.
“Sot është dita e 622-të e të ashtuquajturit ‘Operacioni Speciale Ushtarak’, të cilin udhëheqja ruse e mendoi se do të zgjaste disa javë. Ngadalë lufta po shkon në territorin rus, në qendrat simbolike dhe në bazat ushtarake. Është proces i pashmangshëm”, ka deklaruar i pari i Ukrainës.
Dy dronë ukrainas u përplasën në disa zyra në Moskë të dielën, e tre të tjerë u rrëzuan, thanë autoritetet ruse në reagim.
Ukraina fillimisht s’e mori përgjegjësinë, por më pas është lavdëruar me veprimet.