LajmeRajonRajon

Pas deklaratave të Klan Kosovës rreth dokumenteve, MINT-i thotë se vendimi ishte i drejtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë edhe me një njoftim për të sqaruar rastin e mediumit Klan Kosova.

Sipas MINT-it, vendimi i shkallës së parë që u mor për këtë medium është i drejtë, pasi Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka siguruar dokumentacionin e plotë dhe se vërtetohet se në to vërehet se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë, raporton Zeri.info.

“Në bazë të këtij dokumentacioni, Komisioni ka refuzuar ankesën e parashtruar nga pala në procedurë, duke konfirmuar të njëjtën shkelje të Kushtetutës që e ka konstatuar ARBK-ja në shkallën e parë.

Çdo palë në procedurë gëzon të drejtën e ankimimit ndaj vendimeve të ARBK-së. Mirëpo, shkeljet e Kushtetutës nuk mund të konsiderohen kurrë si çështje ‘teknike’”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se ditën e djeshme Klan Kosova ka thënë se MINT-i nuk po e tregon të vërtetën dhe se ata kanë ndërruar dokumentet. 

Show More

Related Articles

Back to top button