Gjykata speciale ka lëshuar urdhërarrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë. Sipas informacioneve mësohet se Gjykata speciale i ka bërë kërkesë gjykatës shqiptare dhe kjo e fundit i ka shkuar në shtëpi.
Arrestimi i Goxhajt është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë. Ndalimi i Goxhaj dyshohet se është kryer me urdhër të Serbisë.
Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.