Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka Qeveria britanike të enjten.
“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të [presidentit rus, Vladimir] Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.
“Duke ndezur flakët e secesionizmit dhe sektarizmit, Rusia përpiqet t’i kthejë mbrapsht sukseset e tri dekadave të fundit në Bosnje-Hercegovinë”, shtoi ai.
Andaj, tha Johnson, kjo është arsyeja që “ne po forcojmë mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën”.
“Ne po i përgjigjemi thirrjes së miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes”, tha ai.