BotaLajme

Rriten sërish tensionet, dy burra djegin një kopje të Kuranit para Parlamentit në Suedi

Dy burra dogjën një kopje të Kuranit gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm, në një periudhë tensionesh midis Suedisë dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme për incidentet e përdhosjes së Kuranit.

Salëan Momika dhe Salëan Mazem shkelën një kopje të Kuranit dhe më pas e dogjën atë, siç bënë në fund të qershorit gjatë një mitingu përpara xhamisë së madhe të kryeqytetit suedez.

Këto akte përdhosjeje kanë shkaktuar zemërim dhe protesta, ndërkohë që kanë tensionuar marrëdhëniet diplomatike në Lindjen e Mesme. Në Bagdad, qindra irakianë sulmuan dhe i vunë flakën ambasadës suedeze në Bagdad.

Ambasadori suedez është dëbuar nga Iraku dhe Irani ka lënë të kuptohet se nuk do të pranojë një ambasador të ri nga vendi skandinav në tokën e tij. Suedia urdhëroi 15 organe dhe agjenci shtetërore më 27 korrik që të “intensifikojnë punën e tyre”, nën kujdesin e shërbimeve të sigurisë.

Këto shkatërrime të librit të shenjtë të Islamit “kanë rritur rreziqet për Suedinë”, tha kryeministri suedez Ulf Kristerson në një mesazh në Instagram.

Ditën e djeshme, Danimarka fqinje njoftoi se donte të shtypte protestat e reja të mundshme ku planifikohet përdhosja e Kuranit, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Sipas ministrisë së jashtme daneze, protestat kanë “arritur në një nivel ku Danimarka, në shumë pjesë të botës, shihet si një vend që lehtëson fyerjen dhe denigrimin e kulturave, feve dhe traditave të vendeve të tjera”./m.j

Show More

Related Articles

Back to top button