30 qershori është dita e fundit e kontratave të shumë futbollistëve. Këtu nuk bën përjashtim as futbollistët që ndanë rrugën me Juventusin, si Paulo Dybala, Alvaro Morata dhe Federiko Bernardeski, të cilët largohen përfundimisht nga Torino.
Juventusi do të bëjë pa tre emra “BIG” në repartin ofensiv duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe mbetet për tu parë se me kë futbollistë bardhezinjtë do t’i zëvendësojnë. “Zonja e Vjetër” me anë të një postimi në profilin e tyre të rrjetit social “Twitter” ka përshëndetur tre sulmuesit në fjalë, duke i falënderuar për eksperiencën e tyre me fanellën bardhezi