BotaLajme

Shqiptari grabit bankën, por alarmi i prish planet, plagos policin dhe arrestohet

Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivet e policisë greke ne zonën Kolonos në Athine  pasi tentoi te grabiste nje banke.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit të kësaj të marte.

Policia ben me dje se shtetasi shqiptar ka hyre fillimisht në banke dhe nën kërcënimin e një thike mundi te grabiste 4000 euro.

Më pas ai ka tentuar te largohej  nga vendi i ngjarjes me një motor , por alarmi i bankës  duket se i ka prishur planet grabitesit.

Pas alarmit efektivet e policisë shkuan  menjehere  ne vendngjarje dhe 300 metra me tej mundën të kapin 40 vjecarin.

I armatosur me thike i riu plagosi lehtë një prej efektivëve, ndërsa  një tjetër polic shtiu me armen e sherbimit dy here mbi 40 vjeçarin duke e lene te plagosur rende.

Ai u dërgua menjehere në spital për  një kujdes të specializuar mjekesor. Ndërkohë efektivi  cili shtiu mbi 40 vjecarin u ndalua me urdher te prokurorise  deri në zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Show More

Related Articles

Back to top button