LajmeMaqedoni

Qeveria e RMV-së : Me tarifimin e ri, ata që shpenzojnë më pak paguajnë më pak energji elektrike

Nga Qeveria thonë se me miratimin e katër bllok tarifave, është mundësuar drejtësi për qytetarët pasi ata që shpenzojnë më tepër do të paguajnë më tepër.

“Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta , nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe efikas i energjisë elektrike. Tarifimi i ri i drejtë është rezultat i një debati të gjerë transparent dhe publik ekspertësh me palët e përfshira në sektorin e energjisë”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, shumica e amvisërive edhe përkundër krizës ekonomike, do të kenë rritje të energjisë elektrike për vetëm 7,4 për qind.

“Për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet me 7.4 për qind. Nëse nuk do të vendoseshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur me 17.74 për qind. Tarifa e lirë mbetet nga ora 22:00 deri në orën 07:00 ndërsa tarifat e bllokut vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë. Sistemi i tarifave është drejtpërdrejt proporcional i dimensionuar  në shfrytëzim të konsumatorëve”, thonë nga ekzekutivi.

Show More

Related Articles

Back to top button