LajmeMaqedoni

A do të shtyhet pensionimin i disa gjykatësve dhe prokurorëve? Tupaneçeski: Është problematikë e ndërlikuar

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski thotë se insuficienca e gjykatësve dhe prokurorëve publikë është problematikë e ndërlikuar dhe se për këtë në opsion ka pasur tre zgjidhje. Sipas tij, nëse nuk votohen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, 60 gjykatësve dhe 13 prokurorëve do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës.

“Bëhet fjalë për një problematikë të ndërlikuar e cila ka gjenezë. Unë do të tentoj në një fjali të sublimoj. Do të thotë, kishte disa zgjidhje si të zgjidhet insuficienca e gjykatësve dhe prokurorëve publikë në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se nëse nuk votohen këto ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie të punës, 60 gjykatësve dhe 13 prokurorëve publikë do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës”, theksoi Tupançeski në Forumin e sotëm rajonal në temë “Konventa e Hagës 2019 – Pritje për Ballkanin Perëndimor”.

Ai theksoi se njëri propozim për zgjidhjen e problemit aktual do të ishte që të jepet mundësi personave të cilët kanë përvojë të caktuar në sferën e gjyqësisë siç janë avokatët, bashkëpunëtorët profesional me trajnim më të shkurtër që të jenë pjesë ose të jenë zgjidhje nga ky problem.

“Opsioni i dytë të rritet numri i dëgjuesve të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, gjithashtu një lloj i bajpasimit të gjendjes aktuale dhe opsioni i tretë ishte ky me ndryshime të Ligjit për marrëdhënie të punës mes tjerash të vazhdojë, megjithatë potencoj të vazhdohet tre vjet marrëdhënia e punës dhe prokurorëve publikë. Këtë e them sepse për herë të parë në historinë e shtetit ndodh në një moment të tillë të numrit të madh të gjykatëse dhe prokurorëve publikë për të shkuar në pension”, tha Tupançeski.

Në pyetje të gazetarëve nëse kanë dështuar të gjitha tre opsionet e përmendura, ministri Tupançeski u përgjigj se ndërprerjet e seancës kuvendore nuk do të thotë se ka përfunduar, por, siç tha, në atë drejtim lëvizin situatat.

Në pyetje tjetër të gazetarëve se kjo zgjidhje ligjore do t’i obligojë se duhet të qëndrojë deri në moshën 67 vjeçare, Tupançeski theksoi se nëse interpretohet në mënyrë rigoroze atëherë në mënyrë shumë eksplicite është Ligji për marrëdhënie të punës më 30 qershor praktikisht përfundon marrëdhënia e punës dhe sipas tij, çdo interpretim tjetër do të ishte jashtë normales

Show More

Related Articles

Back to top button