Skuadrat kosovare do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet e kthimit në Ligën e Konferencës. Ballkani, Drita dhe Dukagjini janë në rrethin e dytë të kësaj gare dhe qëllimi është të vazhdojnë tutje.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim te Larne në Irlandën e Veriut, ku pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë synojnë të vazhdojnë tutje.
Punë shumë më e vështirë e pret Dritën, që për kundërshtar ka gjigantin çek Viktoria Plzen. Gjilanasit kanë marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtim kur luajtën baras 0-0. Drita synon që në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 të shkaktojë befasi, pasi ka edhe përkrahje të madhe nga tifozët e saj ‘Intelektualët’.
Aspak lehtë nuk do ta ketë as Dukagjini i Klinës që ndeshjen e kthimit e zhvillon në udhëtim te Rijeka. Klinasit kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe synojnë të shkaktojnë mrekulli në Kroaci.