LajmeRajon

Kryeministri bullgar Denkov: kryengritjen e Ilindenit nuk e filluan maqedonët, por bullgarë

Sipas kryeministrit bullgar Nikolai Denkov, gjatë kryengritjes së Ilindenit janë bullgarët ata që kanë luftuar, jo maqedonasit.

“Kryengritja Ilinden është një ngjarje me rëndësi të madhe për kombin modern bullgar. Nuk është rastësi që bullgarët janë forca lëvizëse në kryengritjen më të madhe kundër Perandorisë Osmane në këto vende. Në zonat gjeografike të Maqedonisë dhe Trakisë Lindore në atë kohë, ato ishin pjesa më e madhe dhe më aktive politikisht në mesin e popullatës së ndryshme”, tha ai, transmeton Veçer.

Sipas tij, përmbajtjen dhe formën bullgare të kryengritjes, por edhe të gjithë lëvizjes revolucionare në Maqedoni e njohin të gjithë.

Show More

Related Articles

Back to top button