GostivarLajme

Komuna e Gostivarit rrit pagat në sektorin publik për 2806 denarë

Nga java e ardhshme Komuna e Gostivarit nënshkruan marrëveshje për rritjen linear të pagave në administratën komunale dhe të të punësuarve në ndërmarrjet publike lokale. Kjo u bë e ditur në takimin që kryetari Arben Taravari pati sot me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai tha se në këtë kohë krize kur gjithçka shtrenjtohet, pagat patjetër të rriten për aq sa kërkojnë sindikalistët.

“Para një viti e gjysëm nënshkruajtëm Marrëveshjen kolektive me LSM-në dhe tash ata kanë edhe një ankes për ta nënshkruajtur me të cilën të gjithë personat që punojnë në ndërmarrjet publike dhe në Komunën e Gostivarit, t’u rriten pagat. Sot arritëm marrëveshje sërish për rritjen e rrogave prej 2806 denarë, marrëveshja vetëm duhet të sinkronizohet mes administratës sonë dhe LSM-së, dhe shpresojë se javën e ardhshme do ta kemi tesktin e sinkronizuar. Në parim si kryetar komune i pranova të gjitha kërkesat e tyre duke marrë parasyshë se kemi rritje të çmimeve në të gjitha produktet, prandaj mendoj se punonjësve duhet t’u rriten rrogat”, deklaroi mes tjetarsh kryetari Taravari.

Darko Dimovski, kryetar i LSM-së ka ftuar shembullin e kryetarit Taravari ta ndjekin edhe kryetarët e komunave të tjera. Ndërkohë, bëri të ditur se edhe në nivel qendror beteja e tyre do të vazhdojë për rrtjen e pagave për të punësuarit në sketorin publik.

“Sot kënaqësi e madhe pasi për të gjithë të punësuarit si në komunë ashtu edhe në tre ndërmarrje komunale: “Komunalec”, “Perkigjet publike dhe Gjelbërimi” si dhe te palestra sportive “Rinia” në Gostivar, rriten rrogat për 2806 denarë në mënyrë lineare, ashtu siç për momentin është e nevojshme dhe solidare. Me këtë që ndodh sot, apelojë që të gjithë krerët e komunave, të gjithë pushtetet lokale ta ndjekin shembullin e kryetarit dr. Taravari dhe t’u dalin në ndihmë punonjësve tanë, pasi siç tha dhe vetë ai me këtë inflacion dyshifrorë, krizë ekonomike, shtrenjtim të derivateve, dhe nga 1 korriku edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike, bëhet vështirë. Sa i takon nivelit qendor, akoma luftojmë në dy fusha si për marrëveshjen e përgjithshme kolektive në sektorin publik, ashtu edhe me amendament në Kuvendin e Maqedonisë ku presim që nga 1 korriku të na dalin në ndihmë edhe të tjerët që udhëheqin me këtë shtet”, deklaroi Dimovski.

Kryetari Taravari bëri të ditur se në administratën komunale në Gostivar punojnë rreth 170 persona, prej tyre rreth 120 janë me kontrata të përhershme pune. Ndryshe, LSM tanimë në javën e dytë zhvillon grevë të përgjithshme dhe kërkon pos rritje së pagave prej 2806 denarë edhe regresin vjetor për sektorin publik të njohur si K-15.

Show More

Related Articles

Back to top button