LajmeRajon

Zyrtari grek, letër Oliver Varhelyi: Shqipëria duhet të përballet me pasoja në integrimin në BE, nëse pengon Belerin të marrë detyrën

Zyrtari grek, letër Oliver Varhelyi: Shqipëria duhet të përballet me pasoja në integrimin në BE, nëse pengon Belerin të marrë detyrën.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schoinas, i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri.

Schinas thekson se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën e kryebashkiakut, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit, shkruan Kathimerini.

Ndër të tjera, në letrën që është dërguar më 19 korrik thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim (intimidim) i votuesve, dhe se mbajtja në burg është shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Schoinas thekson se “trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë”.

Sipas Schoinas, përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por duhen marrë masa.

Show More

Related Articles

Back to top button