LajmeRajon

“Dënim maksimal për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun” nis protesta para Gjykatës në Ferizaj

Pak para fillimit të seancës përfundimtare ku do të shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, ka nisur protesta para Gjykatës Themelore në Ferizaj, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Shumë nga protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrime si ‘Dënim maksimal për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun” e “Motivi i vrasjes: Patriarkaliteti”.

Avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve për dhunim dhe vrasje si dhe ndihmë në vrasje, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të shpallet dënimi kapital.

Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

Show More

Related Articles

Back to top button