LajmeRajon

Ish-Ministrja e Financave në SPAK, pyetet për koncesionin e sterilizimit

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur në SPAK këtë të premte. Mësohet se Denaj do të japë sqarime lidhur me hetimet që janë duke u kryer për koncesionin e sterilizimit.
Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa më herët për këtë çështje është pyetur edhe ish ministri Ilir Beqja.
Anila Denaj qëndroi në detyrën e ministres së Financave nga janari 2019 deri më shtator 2021 ndërsa aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.

Show More

Related Articles

Back to top button