LajmeRajon

Fluks në Portin e Vlorës/ 2 mijë pasagjerë më shumë se korriku i vitit të kaluar

2 mijë pasagjerë më shumë kanë  hyrë në portin e Vlorës, përgjatë muajt korrik në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Shefi i përpunimit të të dhënave në port, Festim Skëndaj, thotë gjithashtu se edhe numri i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve, si në hyrje por edhe në dalje është më i madh.

FESTIM SKËNDAJ

SHEFI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE NË PORTIN E VLORËS

Janë 19 mijë hyrje për këtë periudhë, po kështu edhe me automjete kanë hyrë më shumë. 1 mijë mjete më shumë.

Skëndaj tregon se ka patur takime mes përfaqësuesve të institucioneve ku është rënë dakord që të mos pengohet lëvizja e pasagjereve pavarësisht punimeve në port

Ne kemi folur me të gjitha autoritet përkatëse dhe është vendosur që punimet në portin e jahteve të fillojnë pas muajit shtator.

Për  të përballuar fluksin e vizorëve  janë vendosur në funksion tre tragete të linjës Vlorë-Brindisi.

Show More

Related Articles

Back to top button