Një e mitur ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull, derisa ka qenë në një veturë TAX-i të premten rreth orës 21:30 në Rr. Nacionale, Tahir Sinani, Vushtrri.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.