BotaLajme

Grupi i hakerëve koreanoveriorë sulmojnë prodhuesin kryesor të raketave ruse

Një grup hakerësh koreano-veriorë kanë depërtuar në sistemin kompjuterik të prodhuesit kryesor të raketave ruse. Ekipet kibernetike të spiunazhit të lidhura me qeverinë e Koresë së Veriut, të cilën studiuesit e sigurisë e quajnë ScarCruft dhe Lazarus, instaluan fshehurazi dyer të pasme digjitale në sistemet e NPO Mashinostroyeniya, një zyrë projektimi raketash me qendër në Reutov, një qytet i vogël në periferi të Moskës.

Dyshohet se sulmi ka ndodhur në një periudhë kohore prej pesë muajsh. Në muajt e parë pas thyerjes digjitale, Pheniani njoftoi disa zhvillime në programin e vet të ndaluar për raketat balistike, por nuk është e qartë nëse kjo lidhej me shkeljen.

Sipas të dhënave teknike, ndërhyrja filloi afërsisht në fund të vitit 2021 dhe vazhdoi deri në maj 2022 kur, sipas komunikimeve të brendshme në kompaninë e shqyrtuar nga Reuters, inxhinierët e rrjetit zbuluan aktivitetin e hakerëve.

Kompania e sulmuar, e njohur edhe si NPO Mash, ka qenë zhvilluese pioniere e raketave hipersonike, teknologjive satelitore dhe armatimeve balistike të gjeneratës së re, sipas ekspertëve të raketave, tre fusha këto që janë me interes të madh për Korenë e Veriut prej kur ajo filloi të zhvillojë raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e aftë për të goditur kontinentin e Shteteve të Bashkuara.

Lajmi për sulmin vjen menjëherë pas udhëtimit të muajit të kaluar në Phenian nga ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, për 70-vjetorin e Luftës Koreane. Kjo ishte vizita e parë e një ministri mbrojtjeje rus në Korenë e Veriut që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Show More

Related Articles

Back to top button