LajmeRajon

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, ndalohet nga policia kufitar serbe

Ardita Sinani, ish-kryetare e Komunës së Preshevës e tani këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ndaluar për më shumë se një orë nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë. Vetë Sinani njofton se ndalesa nga autoritetet serbe mund të jetë si “kosto” e angazhimit të saj si këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës për çështje të Luginës.

“Sot, rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë, jam ndaluar nga policia kufitare serbe për mbi një orë. Arsyetimi i vetëm që m’u dha nga policët kufitarë të Serbisë – Kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”, ka shkruar ajo.

Sipas Sinanit, asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Ardita Sinani në Facebook.

Ky rast, sipas saj, do të jetë shtytje edhe më e madhe “për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve”.

“E ndalimi nga policia në kufi, është vetëm njëra ndër to, e që është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politik të udhëheqësve aktual të Serbisë”, ka thënë ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button