Gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale Multifunksionale u ndanë diplomat e para për personat me nevoja të veçanta dhe personat e papunësuar të cilët ndoqën trajnimin në fushën e gastronomisë.
Diplomat që i lëshon Qendra për Arsimin e të Rriturive dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndau kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se përveç certifikatave, personat me aftësi ndryshe tashmë janë të gatshëm për tregun e punës.
“Ky është projekt i përbashkët mes Komunës së Gostivarit dhe UNDP-së që kishte për qëllim aftësimin e personave me nevoja të veçanta. Këta persona të cilët sot morën certifikata, tashmë janë persona të aftësuar dhe në mënyrë të pavarur mund të angazhohen dhe të punojnë në komunë”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Kujtojmë se projekti përfshin trajinime në fushën e hotelerisë, kuzhinë për prodhimin e ushqimit dhe lokacione për ushqim të shëndetshëm në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, ndërsa trajimi i parë përfshinte përgatitje të produkteve të pastiçerive.
Ndryshe, projekti financohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe u dedikohet personave me arsim fillor dhe personat me nevoja të veçanta dhe përfshin gjithsej 280 orë praktikë.