Qeveria do të kërkojë nga Parlamenti votimin e kthimit në të detyrueshëm të sigurimit nga tërmeti. Vendimi argumentohet me pasojat e lëkundjeve të vitit 2019, ku mbetën 51 viktima dhe mijëra objekte u dëmtuan. Dëmi i shkaktuar në atë kohë shkoi në 7.5 për qind të PBB
Çdo person që ka në pronësi një apartament do të jetë i detyruar ta sigurojë nga tërmeti.
Qeveria ka hartuar projektin, i cili tashmë është në fazën e konsultimit publik, për të vijuar më pas me miratimin në këshillin e ministrave dhe më tej në parlament.
Detyrimi do të jetë edhe për objektet që janë nën process legalizimi apo për apartamentet sociale.
Por, për shtresat në nevojë fatura do të subvencionohet nga shteti.
Sipas këtij dokumenti, Polica e Sigurimit të detyrueshëm përjashton të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, kërkesën për kompensim të dëmeve morale, sendet brenda banesës së objektit të siguruar, shpenzimet në lidhje me heqjen e zhvendosjen e mbeturina dhe humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.
Në fakt ideja është hedhur pak muaj pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019, ku u shkaktuan 51 viktima.
Si pasojë e lëkundjeve me magnidutë 6.4 ballë u dëmtuan mijëra objekte në 11 bashki si dhe u prekën 200 mijë njerëz.
Dëmi i llogaritur shkonte ne 7.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa ende rindërtimi nuk ka përfunduar.
Që nga viti 1900, Shqipëria është goditur nga dymbëdhjetë tërmete me magnitudë mbi 6 ballë.