Është publikuar një intervistë e gazetarit Berat Buzhala në Nacionale me Ndue Gjinaj, i cili flet për kërkesat që në një kohë ia kishte bërë Ridvan Muharremi, biznesmeni i afërt me kryeministrin Kurti, i përmendur edhe në skandalin e vajit.
Gjini, që jeton në Gjermani, ka rrëfyer për kohën kur ishte i afërt me Ridvan Muharremin, kërkesat që ia kishte bërë ky nga më ekstremet dhe skandalozet
Ndue jeton në Gjermani dhe merret me biznes.
Në fillim, Gjini thotë se Muharremi i kishte thënë se Kurti ia kishte dhënë 300 mijë euro për të blerë vaj, i cili s’kishte ardhur kurrë në Kosovë. Madje, Bajraktari i kishte thënë Gjinit që të shkojë tek kontraktuesi polak, që ta kërcënojë.
Tutje, Gjini thotë se Bajraktari i kishte kërkuar që të gjendej një person për ta likuiduar një tjetër. Sipas Muharremit, kjo ishte dëshirë e kryeministrit Kurti.
Më tutje, ai pretendon se Muharremi i kishte kërkuar që t’i gjente dëshmitarë katolikë kundër ish-presidentit Thaçi.
Tema armësh e çka tjetër. Pronari i “Bukë e Zemër”, dost me Kurtin, sipas Gjinit, kishte thënë se Kurti do të marrë një përqindje në biznesin e armëve që do të vinin nga Turqia.