LajmeRajon

Nuk mjafton ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë/ Euro bie sërish! Ja me sa këmbehet sot

Edhe pse Banka e Shqipërisë njoftoi ndërhyrjen në tregun valutor për të ndalur zhvlerësimin e euros, efektet nuk po ndjehen.

Monedha europiane pasi ra të premten me 0.66 pikë, ka rënë serish të hënën me 0.42 pikë. Ajo po këmbehet me 103.62 lekë.

Monedha europiane dhe valutat e tjera historikisht kanë një cikël rënës gjatë sezonit, ku shkak kryesor janë prurjet e larta të turistëve dhe diasporës.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të blejë deri në 300 milion euro nga tregu i brendshëm për të stabilizuar kursin, nëpëmjet ankandeve të planifikuara, ndërsa janë blerë rreth 188 milionë euro deri më tani.

Monedha europiane pati luhatje të forta një javë më parë, ku rifitoi rreth 4 pike kundrejt lekut, për t’i humbur sërish pas dy ditëve. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Bankës, që e konsideroi lëvizjen anormale.

Show More

Related Articles

Back to top button