Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq kanë njoftuar se sonte do t’i drejtohen publikut.
Kështu ka njoftuar Shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.
Ata do të flasin në orën 18:00 nga Pallati i Serbisë.
Mirëpo nuk është specifikuar arsyeja e adresimit të publikut.
Kjo konferencë vjen në kohën kur ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës i dërguan letër zyrtarëve të lartë të Ëashingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës./Lajmi.net/