Mançester Junajtedi ka hapur bisedimet për katër marrëveshje të ndryshme gjatë kësaj jave, shkruajnë mediet angleze.
“Djajtë e Kuq” synojnë që të arrijnë marrëveshje me Uest Ham Junajtedin për shitjen e Hari Meguajerit dhe Skot MekTominej. Doni van de Beek shihet si mundësi huazimi tek Real Sosiedadi, ndryshe nga Fred, të cilin Mançester Junajtedi e ka vënë në shitje dhe disa klube kanë shprehur interesim për të.
Ndërsa si përforcime, emrat e preferuar mbesin Zhan Kler Todibo dhe Sofian Amrabat.