LajmeRajon

Abbott: Më vjen keq që dëgjova për dorëheqjen e Mehajt, mirënjohës për kontributin e tij

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili dha dorëheqje sot nga ky post.

Abbott përmendi edhe bashkëpunimin në raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”.

Një ditë para dorëheqjes, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin tha se ka folur për projekte të përbashkëta dhe mbështetjen e ardhshme britanike ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes.

“Kam pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar si partner strategjik është i domosdoshëm dhe gjithnjë i realizuar në frymën pozitive e të mirëbesimit. Projektet tona të përbashkëta dhe mundësia e mbështetjes nga qeveria britanike do të jetë synimi ynë edhe në vazhdim”.

Show More

Related Articles

Back to top button