Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim lamtumirës amasadorin e Belgjikës Julian Sassel, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e deritanishëm dhe i ka uruar suksese në angazhimet e mëtejme, përcjell Arbresh.info.
Osmani i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Sassel, për bashkëpunimin, vlerson mbështetjen e Belgjikës për Kosovën, dhe thekson rëndësine që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më shumë.
“Në takim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje ambasadorit Sassel për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shkruhet në postimin e Presidencës në Facebook.