Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takoi sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ata diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtare të Serbisë si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç ka theksuar në llogarinë e tij në Instagram se ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të hapur me ambasadoren Hill.
“Tema kryesore ishte përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Natyrisht, biseduam për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë si dhe për situatën në Kosovë dhe procesin e dialogut me Prishtinën”, tha presidenti.