Ka nisur puna për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë.
Kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm në nisjen e punimeve të parkut fotovoltaik të Karavastasë, nuk ngurroi të bënte edhe batuata kundrejt deputetit Erion Braçe.
Ndërsa vlerësoi ndihmën e Braçes për t’i dhënë jetë ketij projekti, kreu i qeverisë the se me nisen e punimeve merr fund tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre madhore.
Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore. Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama.