Rajon
Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë
Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.
Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pasi që i dyshuari dhe viktima kanë qenë në vuajtje të dënimit.
Rasti është duke u hetuar.
“Burgu i Dubravës 07.08.2023 – 18:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje pasi që i dyshuari dhe viktima kanë qenë në vuajtje të dënimit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.