BotaLajme

Të shtëna masive, 5 të vdekur në Afrikën e Jugut

Policia në Afrikën e Jugut tha të martën se po heton një incident me të shtëna masive që la të vdekur pesë persona të hënën vonë.

Zëdhënësi i policisë, Kol Andre Traut, tha se ngjarja ndodhi rreth orës 23:15 koha lokale (21:15) në një rezidencë në rrugën Chris Hani në Mbekweni, pranë Cape Town.

“Motivi i vrasjeve të shumta ende nuk është përcaktuar dhe ende nuk ka arrestime. Në këtë fazë nuk ka asnjë indikacion se incidenti është i lidhur me grevën e taksive në provincë”, tha Traut në një deklaratë, shkruan Anadolu Agency.

Të vdekurit përfshijnë tre viktima meshkuj të moshës 12, 14 dhe 34 vjeç dhe dy viktima femra të moshës 32 dhe 39 vjeç.

Të shtënat masive janë bërë më të shpeshta në Afrikën e Jugut, një vend me një nga normat më të larta të krimit në botë. Muajin e kaluar një incident me të shtëna masive la gjashtë persona të vdekur dhe katër të plagosur në provincën e Kepit Lindor.

Korrikun e kaluar, 14 persona u vranë në një bar në qytezën Soweto pranë Johanesburgut. Policia tha se sulmuesit përdorën armë zjarri të kalibrit të lartë.

Show More

Related Articles

Back to top button