Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se 33 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë mbesin ende të zhdukur nga përmbytjet e mëdha qe goditën Pekinin javën e kaluar, raporton agjencia AP.
Rajoni perëndimor i kryeqendrës së Kinës është goditur më së shumti, me reshjet ekstreme dhe përmbytjet që kanë prekur 310 mijë banorë dhe kanë dëmtuar 35 mijë shtëpi.
Pekini ka regjistruar reshjet e tij më të mëdha në të paktën 140 vjet, si pasojë edhe e tajfunit Doksuri që goditi këtë rajon.