Autoriteti monitorues i mediave në Turqi ka bllokuar qasjen ndaj shërbimeve turke të medias amerikane Zëri i Amerikës dhe asaj gjermane të Deutsche Welle, duke nxitur kështu kritika mbi censurë të lirisë së mediave
Bordi Suprem i Radios dhe Televizionit vuri në zbatim një vendim të muajit shkurt ku i kërkohet mediave ndërkombëtare që transmetojnë përmbajtje televizive online për të aplikuar për licence transmetimi. Të enjten në mbrëmje, një gjykatë në Ankara vendosi që të kufizojë qasjen ndaj faqeve të internetit të mediave shtetërore Deutsche Welle dhe të Zërit të Amerikës.
Në një deklaratë të publikuar të premten, Deutsche Welle shprehet nuk kishte zbatuar kërkesat e licencimit sepse kjo “do të kishte lejuar qeverinë turke të censuronte përmbajtjen editoriale”.
Drejtori i përgjithshëm Peter Limbourg tha se kjo i ishte sqaruar në mënyrë të detajuar bordit turk për televizionet dhe radiot (RTUK).
“Për shembull, mediave të lincesuara në Turqi i është kërkuar të fshijnë përmbajtje në rrjet që RTUK-ja i ka interpretuar si të papërshtatshme. Kjo është thjesht e papranueshme për një media të pavarur. DW do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj bllokimit që ka hyrë në fuqi”, deklaroi Limbourg.
Ilhan Tasci, një anëtar i RTUK-së nga partia më e madhe opozitare turke (RPP) deklaroi se kundërshtonte vendimin për të bllokuar dy mediat ndërkombëtare. Bordi i kishte kërkuar gjykatës për të kufizuar eksesin, tha si.
“Ja ku është liria e medias dhe demokracia e përparuar”shkroi në mënyrë sarkastike në Twitter.