Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend.
Kryeministri Kurti tha se persona të ndryshëm me precedentë penal lëvizin lirshëm si pasojë e ngecjes së sistemit të drejtësisë.
Ai para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se reforma në sistemin e drejtësisë është domosdoshmëri dhe vettingu është zgjidhja.
“Andaj, reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hap sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur.”, tha ai.
Kurti e mirëpriti edhe letrën e ligjvënësve evropian dhe amerikan drejtuar Brukselit zyrtar dhe Uashingtonit, ku theksohet mbështetja ndaj Kosovës dhe kërkohet qasje më e ashpër ndaj Serbisë.