Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri, Denys Shmyhal, dhe kryetari i parlamentit, Ruslan Stefanchuk, kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Zelensky ka shkruar në Telegram se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për të arritur qëllimin e saj strategjik për arritjen e anëtarësimit të plotë në BE, raportoi BBC të premten.
Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.
“Ne duhet ta mbulojmë këtë rrugë shpejt. Po bëjmë pjesën tonë të punës pa të meta,” shtoi ai.