LajmeRajon

I krahasoi italianët me emigrantët shqiptar/ Ironia e Ramës shkakton polemika, mediat italiane: TALLET…

Një postim i kryeministrit Edi Rama, ku ironizon italianët që vijnë me pushime në vendin tonë duke i krahasuar ata me emigrantët shqiptarë të 3 dekadave më parë ka ngritur polemika në Itali, ku mediat italiane i janë përgjigjur, duke i kushtuar një artikull Ramës.

Rama publikoi një foto të anijes “Vlora” e cila në gusht të 1991 u nis me rreth 20 mijë shqiptarë që arratiseshin nga varfëria duke e krahësuar atë me fluksin e italianëve që sot mbushin tragetet për të pushuar në Shqipëri. “…dhe prit, prit se nuk keni parë asgjë akoma” – ishte shprehja e Ramës që shoqëronte foton.

Pas postimit media italiane ANSA nënvizoi se postimi i Ramës ishte i papërshtatshëm, pasi vetëm një ditë më parë ishte 32-vjetori i eksodit të dhimbshëm dhe aq të diskutuar. Ndërsa TG Com e konsideron ironik postimin e Ramës. “Corriere Della Sera” ndryshe nga mediat e tjera dhe “La Repubblica” në një shkrim të gjatë i janë përgjigjet po me ironi kryeministrit shqiptar, të cilat ndër reshta e quajnë “tallje” dhe të pavend krahasimin e turistëve me emigrantët.

“Bumi i turistëve italianë në Shqipëri, që ikin në vendin e bukur nga çmimet të konsideruara shumë të larta është pëlqyer aq shumë nga qeveria e Tiranës, sa që kryeministri shqiptar Edi Rama kujton përmes rrjeteve sociale sesi kohët kanë ndryshuar – dhe rrjedha është përmbysur – që nga vitet 1990 e deri më sot,”-shkruan  “Corriere Della Sera”.

“Në përvjetorin e zbarkimit të Vlorës në Bari me 18 mijë shqiptarë të arratisur në bord, kryeministri i Tiranës tallet me bumin e turizmit bregdetar në dëm të Pulias.Më 8 gusht 1991, rreth 18 mijë shqiptarë u strehuan në Itali me shpresën për të gjetur një të ardhme më të mirë atje, ndërsa në vitin 2023 italianët u shpëtuan çmimeve të larta duke kaluar pushimet në Shqipëri. E nëse ende flasim për eksodet, arsyet padyshim janë të ndryshme, por ka nga ata që e shohin të arsyeshme t’i lidhin ngjarjet përmes një kolazhi fotografik dhe më pas ta publikojnë në një rrjet sociale” – shkruan “La Repubblica”.

Show More

Related Articles

Back to top button