
KF Partizani ka një mision më të rëndësishëm këtë të enjte, atë për të hedhur një hap drejt “play off”-it të Ligës së Konferencës në sfidën e parë të duelit të dyfishtë me Valmeiran.
Në Riga të Letonisë, “të kuqtë“ e trajnerit Zekiç do të tentojnë një rezultat pozitiv që ju mundëson kalimin e turit një javë më pas në Tiranë, ndaj e kanë të ndaluar të mendojnë për sfidën e luksit me Romën, pasi në lojë është kualifikimi dhe të ardhura të rëndësishme për arkat e klubit.
Partizani demonstroi rritje në sfidën e dytë me Atletik Eskaldes ku shënoi 4 gola përballë skuadrës nga Andorra dhe Valmeria është një kundërshtar i kalueshëm të paktën në letër.
Me një organikë që vlen diçka më pak se ajo e Partizanit letonezët kaluan po ashtu një kundërshtar të lehtë në raundin e dytë “Tre Pene”, të San Marinos të cilave ju shënuan 10 gola në dy duelet mes tyre.