BotaLajmeRajon

Serbia ftohet në Konferencën e Sigurisë në Moskë – ambasadori amerikan në Beograd etiketohet në njoftimin e Rusisë

Të martën, më 15 gusht, do të mbahet në Moskë Konferenca e 11-të Ndërkombëtare e Sigurisë (MCIS).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Serbia është në mesin e vendeve të ftuara për të marrë pjesë në MCIS.

Nuk dihet nëse drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, këtë herë do të shkojë në Moskë, pasi gazeta danas nuk ka marrë përgjigje nga kjo agjenci ashtu sikurse edhe prej ministrisë së Mbrojtjes, të cilët në të kaluarën e kanë përfaqësuar shtetin serb.

Ish-ministrat e Mbrojtjes, Bratislav Gashiq në vitin 2015, Nebojsha Stefanoviq në 2021, Aleksandar Vulin në 2019, madje edhe Zoran Gjorgjeviq kanë shkuar në kryeqytetin e Rusisë.

Gjersa kolegët e partisë shkuan në Moskë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq zgjodhi të shkonte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Dragan Sormaz, themeluesi i Këshillit Euro-Atlantik në Serbi, pyeti nëse i sanksionuari Vulin do të merr pjesë në konferencë ndërsa etiketoi ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill dhe ambasadën amerikane në Serbi.

Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, në fjalën hyrëse që pritet të lexohet në lidhje me këtë konferencë, thekson se që nga themelimi i saj në vitin 2012, konferenca është bërë një platformë kyçe në lidhje me sigurinë globale dhe rajonale.

Ai shton se do të diskutohet për problemet e stabilitetit global dhe rajonal, si dhe për aspekte të ndryshme të sigurisë në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Evropë.

Show More

Related Articles

Back to top button