Dëshmi pas dëshmie, mozaiku i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e së hënës, ku një tifoz, Michalis Katsouris u vra në mënyrë makabër, po fllon të marrë formë.
Video të reja, deklarata dhe prova po çojnë hetuesit në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Sipas mediave vendase mësohet se të dyshuar për vrasjen e 29-vjeçarit, janë 5 shtetas, mes tyre edhe një shqiptar.
Hetimet e autoriteteve kanë çuar në pesë të dyshuar kryesorë. Ata janë një kroat, një shqiptar dhe tre grekë. Shqiptari dhe kroati pas arrestimit efektivët i gjetën thika të luera me gjak. Ndërkohë, dy grekët e arrestuar janë tifozë të organizuar të një skuadre greke, si dhe me precedentë të rënda kriminale.
Çfarë ndodhi natën fatale të sulmit vrasës nga huliganët kroatë të Dinamo Zagrebit në Filadelfinë e Re , me viktimën 29-vjeçarin Michalis Katsouri?
Policët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë dhënë deklaratat e tyre.
“Thema” publikoi dje deklaratën e një punonjësi policie të grupit të VEPRIMIT: “Rreth orës 22:45 të datës 08.07.2023, me urdhër të Qendrës së Sigurisë, jemi zhvendosur nga Aleksandra dhe Patision së bashku me mbikëqyrësin e D-4. i ekipit ACTION me drejtim ISAP “Pefkakia”, për të lokalizuar persona, rreth 120, të veshur me të zeza, që lëviznin në grup.
Përpara se të mbërrinim në ISAP “Perissos” vumë re personat e mësipërm, të cilët kishin zbritur nga ISAP, kishin kaluar rrugën e Heraklion dhe ishin nisur drejt Nea Filadelfia, përmes një rruge të dheut, paralel me rrugën Papanastasiou. Lëvizëm paralelisht me rrugën Papanastasiou, duke pasur kontakt vizual me njerëzit, hymë në një kaçubë, në rrugën Lykourgou.
Më pas tifozët zbritën në rrugën Marathonos dhe në kryqëzimin e Marathonos me rrugën Sevasteas ne u futëm pas tyre dhe i ndoqëm për një distancë prej 50 metrash. Më pas ata janë zhvendosur në rrugën Lefkis, ndërsa ne me urdhër të Sigurimit kemi qëndruar në vendngjarje, duke bërë foto dhe në pritje të përforcimeve.
Këta persona lëvizën drejt Patriarkut Konstantinou dhe u përfshinë me njerëz, tifozë të skuadrës kundërshtare… Gjatë përleshjes dhe në orën 23:15, ACTION 30 erdhi për përforcim. Më pas me urdhër të Qendrës së Sigurisë kemi lëvizur bashkë me personat, të cilët kanë filluar të shpërndahen në drejtime të ndryshme”, tha ai.