Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sogurisë “Arrest me burg” për Rei Matën, i akuzuar për vrajsen e Armand Meshaut në qytetin e Vlorës.
Mata është paraqitur ditën e sotme para gjykatës, pas krimit të rëndë të 7 gushtit, ku ai grushtoi për vdekje Meshaun, pas një konflikti mes tyre në një qendër interneti.
Mata do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzën “Vrasje nga pakujdesia” që rëndon ndaj tij.